Pas 12 vitesh bashkia e Pogradecit po rikthen për qytetarët plazhin publik. Bëhet fjalë për zonën përballë me komisariatin e policisë, i cili sipas banorëve konsiderohet si plazhi tradicional.
Drejtorja e drejtorisë së të ardhurave dhe tatimeve pranë bashkisë, Enjela Karafili thotë se këtë vit ndryshe nga herët e tjera do të ketë gjashtë hapësira publike, përfshi edhe plazhin tradicional dhe çadrat do të vendosen nga bashkia me logon e saj, por nuk do të ketë shezlongë.
ENJELA KARAFILI
DREJTORE E TE ARDHURAVE DHE TATIMEVE NE BASHKI
Do të ketë një hapësirë të dedikuar edhe për personat me aftësi të veçanta.
Rikthimin e plazhit tradicional banorët e qytetit të Pogradecit e komentojnë kështu
Më duket shumë gjë e mirë.
Kemi shumë vite që e bëjmë plazhin këtu.
Të gjashtë hapësirat publike do të kenë pranë edhe ambientet shërbimi, si bare dhe restorante të operatorëve të ndryshëm turistikë. Ndërkohë që bashkia do të administrojë shërbimin ujor si dhe rojet liqenore.
Në këto hapësira, qytetarët do të detyrohen t’i marrin me vete shezlongët ose karriget, çka nuk duket shumë e favorshme për pushuesit, sidomos ata që vijnë nga qytete të tjera.
Gjatë sezonit bashkia do të ketë 33% plazh publik, ndërkohë që operatorët hotelierë do të kenë 67% të hapësirës liqenore.