Subscribe

Një tjetër kopsht në kryeqytet ofron tashmë, jo vetëm kushte më të mira për fëmijët, por edhe një kënd lojërash. Ambientet e rikonstruktuara ne zonën e Saukut u përuruan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur.

“Jemi thuajse në gjysmën e rrugës, ndaj dua të siguroj qytetarët që kur të kthehen në shtator do të gjejnë kopshte, shkolla, e çerdhe totalisht të rikonstruktuara. Sigurisht, do të jenë më cilësorë. Më vjen mirë që, si ky kopsht, po punohet pa pushim, gjatë gjithë verës, edhe në kopshtet e tjera, të cilët po pajisen me kënde lodrash, në mënyrë që fëmijët të kenë një ambient të sigurt, por edhe mundësi të luajnë”, shtoi kreu i bashkisë.

Veliaj tha  se investimet e Bashkisë në favor të fëmijëve do të vazhdojnë edhe me ndërtimin e 11 këndeve të tjera në çdo lagje kryesore të Tiranës.

“Siç vazhduam me këndin e lodrave te liqeni, pastaj te “Mine Peza”, do të gjejmë hapësira të pashfrytëzuara që mund të kthehen në kënde lodrash, për t’u siguruar që fëmijët e brezit të viteve 2000 të mos rriten si fëmijët e brezit të viteve ’90, që as nuk patën fëmijëri, as nuk patën lodra. Shpresoj që, kur princërit e princeshat tanë të rriten, të kemi një Shqipëri shumë më të mirë se ajo që kemi sot.”

Në kopshtin e Saukut u kryen punime per suvatime të jashtme e të brendshme, duke bërë njëkohësisht edhe zëvendësimin e parketit dhe rikonstruksioni e instalimeve elektrike.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *