Riaktivizohen edhe njëherë tjetër vatra të shumta zjarri, në zonën torfike në fushën e  Maliqit.

 

Vatra të cilat nuk janë vetëm në atë zonë, të aktivizuara pak ditë më parë, por kësaj rradhe janë ndezur edhe vatra të tjera shumë afër.

 

Për të normalizuar situatën krahas shërbimit zjarrëfikës, kësaj rradhe janë angazhuar edhe fermerë të shumtë me mjetet e tyre bujqësore, me qëllim kontrollimin e flakëve që ato të mos përhapen më tej në kultura të tjera bujqësore.

 

Deri tani, mësohet se janë djegur plotësisht më shumë se 100 hektarë, kashtë gruri por dhe kultura të tjera bujqësore si jonxhe edhe kumbull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *