Subscribe

Pas 27 vitesh, genocidi serb ndaj popullsisë myslimane në Bosnje Hercegovinë, u dënua nga vendi ynë me rezolutë.

 

Për 8 mijë burrat dhe djemtë e vrarë në Srebrenicë nga forcat serbe gjatë luftës së 1995 në Bosnje Hercegovinë u mbajt një minutë heshtje.

 

Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të socialistëve, që janë edhe nismëtarët e rezolutës tha se miratimi i saj është në nderin e shqiptarëve.

 

 

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike e cilësoi rezolutën e Partisë Socialiste me dy fytyra. Sipas tij në të nuk është përmendur emri i arkitektit të masakrës ndaj boshnjakëve, presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

 

I rikthyer në parlament, ish-kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi edhe miratimin e rezolutës që dënon genocidin serb në Kosovë.

 

Miratimi i rezolutës u përshëndet përmes një video-mesazhi nga presidenti i Bosnje Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç.

 

SHEFIK XHAFEROVIÇ

PRESIDENTI I BOSNJE HERCEGOVINE

Falenderoj të gjithë deputetët e parlamentit të Shqipërisë për miratimin e rezolutës për genocidin e Srebrenicës. Në të vërtetë ky është respekt për viktimat. Shqipëria dhe Bosnje Hercegovian janë dy vende miqësore.

 

 

Përmes kësaj rezolute Shqipëria e quan shkelje të ligjit ndërkombëtar mohimin e genocidit në Srebrenicë nga Serbia.

 

Sipas saj ajo nxit fenomenin e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës ndaj civilëve të pafajshëm në Bosnje Hercegovinë dhe 10 mijë burrave dhe 20 mijë grave të Kosovës të vrarë dhe të dhunuar gjatë spastrimit etnik të regjimi serb të Sllobodan Millosheviçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *