Subscribe

E kemi dëgjuar prej vitesh që jep leksione për ekonominë, funksionimin e tregjeve. Madje ka dhënë leksione nëpër disa universitete nëpër botë, ka shkruar disa libra e qindra artikuj mbi këto çështje. Profesor doktor Adrian Civici ose Tedi siç e thërrasin miqtë ka disa tituj shkencorë mbi supe.

Është anëtar i disa bordeve dhe organizavate ndërkombëtare, por kurrë nuk u mor me biznes apo me politikë. Ai është pasardhës i një familjeje të madhe industrialistësh. Gjyshi i tij hapi të parën fabrikë sapuni në Shqipëri. I rritur në qendër të Tiranës, iu desh të punonte në ndërtim derisa regjimi e lejoi të vazhdonte studimet në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas këtij momenti nisi karriera si pedagog që vazhdon edhe sot e kësaj dite brenda e jashtë Shqipërisë. Studimet i vazhdoi edhe në Francë ku jetoi për 10 vite. Presidenca franceze dhe Akademia e Shkencave të Francës i kanë akorduar titullin “Kalorës i Palmës së Artë Akademike.“ Por tiutlli që mban më me dëshirë është ai i gjyshit të Duas.

Sonte vjen në një rrëfim ndryshe në “Quo Vadis” në Vizion Plus. Përballë moderatores Pranvera Borakaj ka treguar historinë e veçantë të emrit të tij.

Adrian Civici: Ishte festa e “Shën Prokopit” dhe familja ime nga mamaja por edhe nga babai, familje të vjetra ortodokse, shkuan në Kishën e “Shën Prokopit” dhe kur u kthye e zunë dhimbjet e lindjes. Unë linda shtatanik dhe kur vihej emri, lidhet me një nga shenjtorët e Kishës. Dhe atë ditë më 8 korrik ishte dita e “Shën Prokopit” dhe menduan që të ma vinin emrin Prokop. Tezja ime që ishte më e parë, punonte në agjencinë telegrafike shqiptare, njihte 7 gjuhë të huaja, tha po t’ia japim emrin Prokop, do i thërrasin Kopi dhe është gjynah, kështu që t’i gjejmë një emër tjetër. Panë kalendarin katolik dhe më 8 korrik ishe San Adriano dhe ma vunë Adrian.

Emri Tedi ka ardhur rreth 2 vite më vonë, thjesht për dy arsye, së pari unë i ngjaja një aktori Italian (kështu më thoshin të paktën), që ishte në Hollywood, Teddy Reno dhe “u qenka si Tedi si Tedi”, por më vonë më kanë shpjegar që ishte dhe një lloj revolte e fshehur për të vënë një emër amerikan sepse familja jonë ishte familje që kishte pasur gjithmonë probleme në biografi. E kishte si një lloj revolte për të vënë një emër amerikan ose emër perëndimor dhe emri Tedi ishte emër shumë i njohur në atë kohë. Për këto arsye emri u bë aq shumë pjesë e imja sa edhe kur vinin në shtëpi shokët që më kërkonin dhe thoshin “Kërkojmë Adrianin”, gjyshja ime i përgjigjej “S’ka Adrian këtu”. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *