Subscribe

Profesor doktor Adrian Civici mbrëmjen e sotme ka ardhur me një rrëfim “pa dorashka” në “Quo Vadis” në ekranin e Vizion Plus. Sot pedagog i njohur, zoti Civici tregon se i është dashur të punojë në ndërtim pas gjimnazit, por kjo nuk e ka penguar që të ëndërronte dhe të punonte për një karrierë të sukseshme.

Adrian Civici: Në atë kohë u vendos që gjithkush që mbaronte shkollë ne mesme duhe të bënete një vit stazh. Por unë vija nga një familje që kishte pasur edhe probleme biografike. Kështu që nuk mjaftoi një vit stazh, por duhet të bëja dy vite stazh. Viti i parë ishte në ndërtim, mendoni një djalë gjimnazi, rritur në një gjimnaz të Tiranës, me atë botën qytetare, direkt në ndërtim në një nga brigadat më të vështira. Ajo periudhë ishte shumë e vështirë, por edhe e bukur sepse ishte përballja e parë edhe me një lloj lirire, kur ti fillon punë.

Lexo edhe :

Related Posts

Pranvera Borakaj: Është një moment kur kalon vështirësi të tilla fizike, kur njeriu i  endos disa objektiva të forta vetes?

Adrian Civici: Kjo ka qenë në nga arsyet që më motivoi edhe në realizimin e universitetit dhe karrierës, situata shumë e vështirë e punës në ndërtim. Ata njerëz ishin heroikë në kuptimin e vërtetë të fjalës, kishin një jetë të tërë që punonin, punë e rëndë fizike. Ishin njerëz të mrekullueshëm. Unë edhe sot e kësaj dite, nëse do të diferencoja disa nga personat që kam njohur, edhe brigadierin e asaj kohe, kishin shpirt të mrekullueshëm.

Pranvera Borakaj: Kishin kujdes më të veçantë për ju të vegjëlit?

Adrian Civici: Kjo të prekte më shumë, sepse ata sakrifikonin edhe vetë që ne që ishim më të vegjël mos ta ndjenim atë lloj gjëje. Megjithatë njeriu mësohet me të gjitha. Kaloi një muaj dhe mu bë e zakonshme, transporti i gurëve, llaçit. Edhe vitin tjetër, që punova në ndërmarrjen e riparimit të automjeteve, atje gjithmonë kisha përballë një zyrë që ishte normistja. Ajo gjithmonë mprihte lapsat me shumë kujdes, shkruante dhe mua mu fiksua që unë do bëj gjithçka që mos ngelem në këtë nivel, me llaç dhe graso, por do bëj diçka që të kem mundësi të mpreh lapsa dhe të bëj punë që kërkon tjetër gjë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *