Partia Republikane do të marrë kontrollin e Senatit, duke siguruar 51 vende, kundrejt 40 të demokratëve.
Ka ende shumë vota që po numërohen, por duket qartë se demokratët do të humbasin shumicën e tyre efektive, raporton BBC.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndër triumfet e republikanëve ishin Bernie Moreno i mbështetur nga Trump, i cili ktheu një vend në Ohio, i cili ishte mbajtur nga demokratët që nga viti 2007.

Një tjetër fitore ishte në Virxhinia Perëndimore ku Jim Justice fitoi një vend që mbeti bosh pas daljes në pension të senatorit të pavarur dhe ish-demokratit Joe Manchin.
Fitimet e republikanëve në Senat vijnë ndërsa Trump kryeson në garën me Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë./vizionplus.tv







