Subscribe

Forcimi i vazhdueshëm i lekut në raport me euron ka qenë faktori kryesor për rënien e vazhdueshme dhe graduale të inflacionit në vendin tonë. Sipas Bankës së Shqipërisë, nëse nuk do të kishim kursin aktual të këmbimit, inflacioni në vendin tonë jo vetëm që nuk do të ishte ndër më të ulëtit në rajon, por ai do të ishte 2.5 pikë përqindje më i lartë.

 

 

ERALD THEMELI

DREJTOR, DEPARTAMENTI I POLITIKES MONETARE

 

“Projeksionet tona mbeten pozitive, trendi rënës i inflacionit do të vazhdojë. Por kemi theksuar edhe se kushtet e përgjithshme monetare dhe financiare mbeten të përshtatshme për kthimin e inflacionit në objektiv. Forcimi i kursit të këmbimit na ka mundësuar të absorbojmë një pjesë të presioneve inflacioniste nga tregu i huaj.”

 

Niveli më i lartë i inflacionit do të detyronte Bankën e Shqipërisë të kishte një qëndrim më agresiv për politikën monetare, duke rritur edhe më shumë normën bazë të interesit për lekun dhe për pasojë, duke i bërë më të shtrenjta kostot familjet dhe bizneset shqiptare.

 

 

ERALD THEMELI

DREJTOR, DEPARTAMENTI I POLITIKES MONETARE

 

Banka e Shqipërisë mbetet nën monitorim të situatës, do të analizojmë të gjithë faktorët dhe do të priremi nga informacioni i ri për kursin e këmbimit dhe ecuria e inflacionit. Ky normalizim ka qenë shumë më pak agresiv se vendet e rajonit sepse një pjesë të presioneve inflacioniste e ka absorbuar kursi i këmbimit. Impulset që kemi dhënë në treg kanë qenë pozitive.”

 

Në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në 3%, por nuk përjashtohet mundësia që në takimin e radhës kjo normë të rishikohet në rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *