Subscribe

Bizneset eksportuese nuk ndalen në përpjekjet e tyre për të ulur në një tryezë dialogu të gjitha palët, me qëllim lehtësimin e kostove që po shkakton zhvlersimi i euros.

 

Së fundmi shoqatat e unifikuara të ekporteve i janë drejtuar me një letër, insitucioneve financiare ndërkombëtare që operojnë në vend. Konkretisht Fondit Monetar  Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillim.

 

Në letrën e tyre sipërmarrsit eksportues kërkojnë që këto insitucione të ofrojnë ekspertizë dhe asistencë për politikat fiskale dhe monetare, me qëllim lehtësimin e kostove  që vijnë nga goditjet e kursit të këmbimit.

 

Bizneset thonë se në kushtet e regjimit të lirë të kursit, ata do të preken nga goditjet e jashtme, por sipas tyre zhvlersimi i euros ka arritur në 20% dhe kjo është një rënie e papërballueshme për aktivitetin. Ata këmbngulin se rënia nuk është si pasojë e rendimentit të ekonomisë, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e insitucioneve brenda dhe jashtë vendit, për të gjetur rrugën më të mirë për të përballuar këto kosto.

 

Një ditë më parë edhe Guverntori i Bankës së Shqipërisë sinjalizoi se institucioni që ai drejton, po rikonsideron daljen në treg, për të blerë më shumë euro, pasi sipas bankës ka një zhvlerësim të përshpejtuar të monedhës europiane gjatë muajit korrik, që nuk reflekton forcën e tregut. Këtë të enjte një euro këmbehet me 102 lekë, me një tendecë të lehtë forcimi nga një ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *