Në Suedi shënohen deri më tani 1.033 viktima dhe 11.445 të infektuar nga koronavirusi.

Ndryshe nga vendet e tjera të botës, Suedia ka refuzuar të futet në karantinë totale dhe të ndërmarrë masa shtrënguese me qëllim parandalimin e pandemisë, edhe pse numri i viktimave i ka tejkaluar 1 mijë.          

Ndonëse qeveria i ka këshilluar njerëzit që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme, vendet e grumbullimet më shumë se 50 persona dhe të praktikojnë distancimin social, shkollat, baret dhe restorantet vijojnë të jenë të hapura.

Disa ekspertë shëndetësorë iu kanë bërë thirrje politikanëve të ndërmarrin kontrollin mbi situatën.

Kryeministri Stefan Löfven e ka pranuar se Suedia nuk ka qenë e përgatitur për pandeminë dhe se “është e qartë që shteti nuk ka bërë mjaftueshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *