Real Madrid vs PSG është dueli më i madh i mbrëmjes së sotme që i takon ndeshjeve të kthimit të 1/8 të Champions League.

 

Rekordmenët e Europës luajnë në shtëpi me besimin për të përmbysur humbjen në Paris 1 me 0 e për të gjetur një vend në cerekfinalet e këtij trofeu. Në Parc de Princes madrilenet vuajtën shumë dhe iu falën një super Courtois ndonëse e pësuan në shtesë nga një gol i Kilian Mbape. Që nga ajo kohë Reali ka fituar 3 ndeshje radhazi në La Liga dhe shpreson ta mbajë këtë ritëm edhe sonte.

 

Anceloti do të ketë në dispozicion Toni Kros dhe Valverde, por nuk do të ketë shërbimet e Kasemiros dhe Mendi të skualifikuar në ndeshjen e parë. Në të majtë të mbrojtjes do të luajë Naco në vend të Mendi ndërsa në qëndër Alaba dhe Militao. Problemin më të madh e ka Karvahal në të djathtë që i duhet të përmirësohet në raport me sa vuajti ndaj Mbape në ndeshjen e parë. Në sulm Benzema do të mbështetet nga Vinisius Xhunior dhe Asensio. Në krahun tjetër francezët kanë problem vetë krahun e majtë ku në rast se nuk luan Hakimi jo në formën më të mirë fizike, do të aktivuizohet Tilo Kehrer. Një dilemë edhe në mesfushë mes Paredes dhe Gueje.

 

Ander Herrera është mungesë e sigurt sikurse do të mungojë edhe Sergio Ramos ish legjeda e Realit. Në sulm treshja e yjeve Messi, Neyjmar dhe Mbappe.

 

Në sfidën tjetër që gjithashtu do transmetohet në Tring, Manchester City luan thjesht për formalitet në shtëpi kundër Sporting Lisbon duke qënë se ndeshjen e parë në transferte e fitoi 5 me 0. Ky rezultat i jep mundësi Pep Guardiolës të garantojë edhe një rotacion në formacionin titullar në mënyrë që skuadra të jetë e fresket fizikisht edhe për kampionatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *