Përmbysje epike, fitore historike. Quajeni si të doni atë që realizoi Real Madrid mbrëmjen e të martës kundër Liverpul. Një gjë është e sigurt. Të fitosh me 5 gola të shënuar në mitikun Anfilld, është vërtet kulmi, edhe nëse ti je Real Madrid, dhe aq më tepër nëse pas vetëm 14 minutash loje ti e gjen veten në disaavantazh 2 me 0. Gjithçka ndodhi në Champions League, në superduelin e transmetuar në Tring mes dy ekipeve më të mëdha të kontinentit, të cilat në total e kanë fituar këtë kompeticion 20 herë. Nunjez ishte i pari që elektrizoi skenën magjike të Anfilld, përmes një goli prej manuali më thembër. Pastaj u desh një gafë e paparë e një portieri si Kurtua, që sezonin e kaluar i dha Championsin Realit, në mënyrë që Salah ta çonte rezultatin në 2 me 0. E nëse dikush mendoi se, po kjo ishte tanimë një sfidë e mbyllur, nuk i bëri mirë llogaritë me Ancelotin dhe bandën e tij të ekspertëve dhe talenteve. Po e nisëm nga këta të fundit. Vinisius tipiku brazilianit spektakolare ktheu Realin në lojë në minutën e 21 përmes një supergoli, ndërsa në të 36 Kurtua gjeti ngushëllim për gafën e tij tek portieri kundërshtar Alison, i cili i fali golin e dytë Vinisiusit, përmes një tjetër gabimi trashanik. Kaq për spektaklin e pjesës së parë, që në të dytën ia la vendin një demonstrimi force nga Los Blankos. Fillimisht përmbys rezultatin Militao më kokë që në minutën e 2. Dhe pastaj del në skenë topi i artë i Benzema. Rodrigo fillimisht dhe pastaj bashkatdhetari i tij Vinisiuys ishin protagonist të rasteve që çuan francezin dy herë tek goli, duke shtangur vendasit, të mbetur pa fjalë nga reagimi epik i miqve, të cilët prekin çerekfinalet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *