Subscribe

Organizara Freedom House ka publikuar raportin vjetor ku vlerëson se Shqipëria mbetet pjesërisht e lirë pavarësisht përparimit në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve.

Në indeksin e Lirisë Globale Shqipëria vlerësohet me 68 pikë, duke shënuar përparim me një pikë në raport me vitin e kaluar.

Lexo edhe :

Related Posts

Ekspertja e organizatës “Freedom House” për Ballkanin, Alexandra Karppi, theksoi si përmirësim procesin e vetingut, i cili sipas saj, ka filluar të shënojë përparim duke e detyruar Shqipërinë që ta mënjanojë korrupsionin në fushën e drejtësisë.

 “Në Shqipëri gjykatat tani janë në pozitë më të mirë që t’u shërbejnë qytetarëve dhe janë më efikase. Kjo do të thotë se në Shqipëri po përmirësohet dukshëm qasja e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë dhe ky përparim duhet të vlerësohet”, tha Karppi.

Ekspertja Karppi thotë se mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të përbëjnë shqetësim në Shqipëri.

“Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, nuk u krijua një mjedis për zgjedhje më të lira dhe më të drejta”,  u shpreh ajo.

Sa i takon vendeve të rajonit, Kosova gjithashtu ka bërë përparim të kufizuar edhe pse mbetet  një nga vendet udhëheqëse në Ballkanin Perëndimor në disa nga shtyllat e rëndësishme dhe thelbësore të demokracisë.

Ndërsa Serbia ka shënuar rënien më të madhe në Evropë po ashtu është në listën e shteteve që, sipas organizatës, shënuan rënien më të madhe të lirisë në dekadën e fundit, me 21 pikë. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *