Subscribe

 

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave, ka prezantuar te hëne ne Komisionin e Sigurisë ne Parlament, raportin e punës per viti 2017, ku rezulton se janë referuar ne Prokurori dhe Polici 401 raste. Gjithashtu janë bllokuar 11.2 milion euro, prej te cilave 9 milion jane sekuestruar. Arlind Gjokutaj është ndalur dhe tek bashkëpunimi me Inspektoratin e Kontrollit te Pasurive dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vettingun ne sistemin e drejtësisë.

 

I pyetur nga deputetet demokrat, nëse mes personave te proceduar ka politikan, Gjokutaj ka bere te ditur vetëm numrin e tyre.

 

Gjokutaj është shprehur i rezervuar lidhur me çështjen e lobimit rus.

 

Kreu i drejtorisë për luftën ndaj pastrimit te parave edhe pse ka vlerësuar  bashkëpunimin me Prokurorie e Policinë, ka shprehur shqetësimin se vetëm nje numër i vogël i çështjeve kane shkuar ne gjykate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *