651 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të vijnë shumë shpejt në Ballkan. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Facebook”.

Kreu i qeverisë shkruan se ishte Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ajo që i transmetoi lajmin.

“Një LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian. Më në fund. *në zyrat e Bashkisë Kruje.”

Nga ana tjetër, presidentja e KE-së tha se BE është në mbështetje të partnerëve të Ballkanit Perëndimorë.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me  Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan presidentja e KE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *