Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të mërkurë në Forumin e Parë Ekonomik që po mbahet në Maqedoninë e Veriut.

 

Në një moment, gazetarja greke e pyti Ramën për marrëdhënien e tij me Turqinë. Kryeministri i është përgjigjur me batutë, duke e vënë njëkohësisht gazetaren në siklet.

 

“Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët. Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozitë zyrtare nga Greqia.”

 

Po ashtu, Rama u pyet edhe për Ligjin e Luftës dhe Çështjen e Përcaktimit të Kufijve detarë me Greqinë Kryeministri Edi Rama, ku garantoi se pavarësisht ndryshimeve që ekzistojnë mes palëve, marrëdhëniet greko-shqiptare janë në nivelin e duhur.

 

Rama komentoi edhe shtyrjen e datës për hapjen e negociatave me BE-në.

 

“Fitorja e fundit është më e mira, por nuk do të jetë më e mirë si e reja. Në politikë, fitorja nuk është në sport, është fillimi sepse aty në fakt fillon një mision shumë sfidues. Jemi mbledhur këtu me vëllain tim Zoran, fatkeqësisht pasi nuk morëm dot një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Ajo që ne duhet të bëjmë është të ecim pëprara dhe të realizojmë atë që na kërkohet nga Bashkimi Evropian. Ne jemi të vegjël për të jetuar të izoluar nga njëri-tjetri, por të bashkuar mund të ia dalim  për të jetuar së bashku.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *