Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

“Vendi digjet, narkoqeveria vazhdon vakancat”/ Berisha për protestat: Uragani...

FOTO/ 18-vjeçari bën zbulimin e pabesueshëm në mur, gjen...

Liverpool në “duart” e miliarderëve! Jeff Bezos i “Amazon”...

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna me armë!...

Dy vite pas humbjes tragjike të 16-vjeçarit, nëna shpërthen...

Kundërshtoi ndarjen territoriale, kryebashkiaku i Selenicës përballet me Ramën...

VIDEO/ Tërmeti tronditi ishullin Padar, momente paniku dhe frike!...

“Demokratët Evropianë” krah Veliajt: Kohëzgjatja e afateve të paraburgimit,...

Martesa sekrete e Ronaldos dhe Georginës, zbulohet marrëveshja e...

Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa

“Rama vazhdon të bëjë plazh”/ Boçi: Asnjë prind nuk e di çfarë do të bëhet me shkollimin e fëmijëve

17 Gusht 13:26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi kërkoi nga qeveria të reagojë dhe të tregojë cilat janë planet e saj për zhvillimin e mësimit me nisjen e vitit të ri mësimor.

Në një deklaratë për mediat, Boçi tha se asnjë prind nuk e ka të qartë se çfarë do të ndodhë me shkollimin e fëmijëve të tyre. Ai akuzoi qeveritarët se nuk po e “vënë ujin në zjarr”.

“Kryeministri në ikje Edi Rama vazhdon të bëjë plazh, qeveria vazhdon të jetë me pushime, ndërsa një krizë e re po troket në derën e pothuajse çdo familje shqiptare. Sot asnjë prind nuk e di çfarë do të bëhet me shkollimin e fëmijëve të tyre. Askush nuk e di, nëse do të hapen apo jo shkollat, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij e dështuar nuk kanë asnjë plan. Prej të paktën dy javësh, siç ndodh zakonisht, mbi 640 mijë nxënës dhe studentë presin lajmin për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së tyre, nisjen e fillimit të vitit shkollor dhe akademik, por qeveria hesht. Ministria e Arsimit nuk ka publikuar asnjë plan, asnjë strategji për mënyrën e zhvillimit të mësimit në sistemin parauniversitar dhe atë universitar.”

Në vijim të deklaratës, Boçi mori shembuj Gjermaninë, Italinë, Francën dhe vende të tjera që sipas tij kanë vendosur të rikthejnë nxënësit në shkollë. Ai tha se ka ardhur momenti që Edi Rama dhe ministrja Besa Shahini të shpjegojnë se çfarë do të ndodhë.

“Shumë vende evropiane si Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe, Greqia kanë studiuar dhe kanë marrë të gjitha masat për rikthimin e nxënësve në auditorë në fillim të shtatorit, ndërsa Shqipëria nuk ka asnjë plan të tillë. Edi Rama është në rehatinë e plazhit, ndërsa Besa Shahini, ikonë e paaftësisë së kësaj qeverie, është në ethet e shkarkimit. Askush nuk do t’ia dijë se çfarë do të ndodhë me mësimin, me nxënësit, me mësuesit. Si çdo kryeministër tjetër në Eropë, duhet të shpejgojë cili është plani për shkollat, nëse do të rihapen apo jo, çfarë masash janë marrë për klasat, nëse do të ketë rihapje, çfarë po bëhet për mësimin online, pasi ai që fëmijët bënë në karantinë është një vit i djegur, ku fëmijët mësuan pak ose aspak.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
boci Mesimi Nxenesit

Nga e njëjta kategori

“Vendi digjet, narkoqeveria vazhdon vakancat”/ Berisha për protestat: Uragani i lirisë vazhdon i pamposhtur

më shumë...

Kundërshtoi ndarjen territoriale, kryebashkiaku i Selenicës përballet me Ramën në festën e fshatit Vajzë

më shumë...

“Demokratët Evropianë” krah Veliajt: Kohëzgjatja e afateve të paraburgimit, thellësisht shqetësuese për demokracinë

më shumë...

Durrës/ Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve kriminale, në pranga dy persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:15

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan,...

12:53

Shkodër/ Ndalohet furgoni i mbushur me kuti,...

12:41

“Vendi digjet, narkoqeveria vazhdon vakancat”/ Berisha për...

12:27

FOTO/ 18-vjeçari bën zbulimin e pabesueshëm në...

12:10

Liverpool në “duart” e miliarderëve! Jeff Bezos...

11:57

Fluksi i lartë në hyrje në pikat...

11:51

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna...

11:45

Dy vite pas humbjes tragjike të 16-vjeçarit,...

11:27

Kundërshtoi ndarjen territoriale, kryebashkiaku i Selenicës përballet...

11:12

VIDEO/ Tërmeti tronditi ishullin Padar, momente paniku...

11:02

“Demokratët Evropianë” krah Veliajt: Kohëzgjatja e afateve...

10:46

Durrës/ Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve...

10:33

Martesa sekrete e Ronaldos dhe Georginës, zbulohet...

10:21

Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy...

9:51

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit...

9:31

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

9:28

Sulm me raketa në portin e Jemenit,...

8:47

Tërmeti me magnitudë 7.7 godet Indonezinë, dhjetëra...

8:38

Zjarret përfshijnë zonën e Zadarit në Kroaci,...

8:30

“Kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • “Kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për se...
  • Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit ka qenë, ës...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.