E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 27 minuta më parë
Video · Sociale

Rama: “Ushtaraku”, jo më një spital lufte

Spitali Universitar i Traumës i cili pret dhe trajton rastet e renda nga i gjithë vendi, me te fund është pajisur me infrastrukturën e duhur bashkëkohore. Pas investimeve te nisura dy vjet me pare, sot spitali ka 11 salla operatore dhe pajisje te reja mjekësore. Kryeministri  Edi Rama, Minstria e Shëndetësisë dhe ekipi i mjekeve vlerësuan ndryshimet bëra ne spital.

 

Kryeministri deklaroi se ky investim e ka kthyer politraumen nga një spital lufte ne një institucion të gatshëm për tu certifikuar nga Bashkimi Europian

 

Reklamë

Me investimet e kryera, reanimacioni dhe urgjenca e politraumës është rikonstruktuar dhe është pajisur me instrumente te reja mjekësore, laboratorët dhe imazheria kane pajisje te teknologjisë së fundit.

 

Edhe shërbimi unikal  i palestrës së repartit te fizioterapisë është pajisur me te gjitha mjetet e riaftësimit.

 

 

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë