Subscribe

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka bërë me dije vendimet e marra në Këshillin e Ministrave në lidhje me situatën e pas tërmetit.

 

Në fjalën e tij shefi i qeverisë nënvizon solidaritetin e madh që është hasur që në momentet e para pas tërmett nga partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë.

 

Ai ka theksuar se do te behet nje procedure e pershpejtuar për lejet e ndërtimit qe do te jepen për banesat që kanë pasur dëme nga termeti dhe për familjet që kanë demtime te tjera ne shtepite e tyre.

 

Rama shtoi se me rendesi do te jete edhe procesi i verifikimit te ashensoreve ne te gjitha pallatet per te pare nese kane pasur demtime nga termeti apo jo.

 

 

“Buxheti garanton përdorimin e fondit rezervë për përballimin e situatës emergjente.Ne si qeveri kemi vendosur te ndermarin edhe disa masa te tjera pas kesaj situate qe kaluam. Perjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për të gjithë investimet mbi banesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit. Ky projekt ligj qe do te propozojme do të bëjë dhe auditin e ndërtimeve që kanë 50 vite që janë ndërtuar. Gjithashtu kemi vendosur përshpejtim për lejet e ndërtimit për banesat që kanë pasur dëme nga termeti për familjet që kanë demtime në hyrjet e tyre. Këta jo vetëm që do të marrin leje pa paguar asnjë taksë, por do ta marrin lejen brenda 5 ditësh.Po ashtu kemi vendosur që të sigurojmë një rishikim të plotë për ashensoret e pallateve. Objektivi është që të sigurohemi se ashensorët plotësojnë kriteret dhe nuk janë të impaktuar nga termeti. ”

Ndër të tjera kryeministri Rama është shprehur se te demtuarit nga termeti nuk do te kene asnje detyrim sa i takon faturave te energjise dhe te ujit.

 

Ndërkohë , me tej,  shefi i qeverisë deklaroi se lejet e ndertimit nga tani e ne vazhdim nuk do te jepen pa pasur  policën e sigurimit.

 

“Nuk do të jepet leje ndërtimi pa policën e sigurimit. Ata duhet ta disponojnë që në fillim arkitektët. Policën duhet ta depozitojë investitori në dosjen kur kërkon lejen e ndertimit. Po ashtu do te minitorohen edhe kompanitë e sigurimit që të garantojnë zbatimin e sakte dhe pa shkelje të lejes”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *