Në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Japoni, kryeministri Edi Rama është takuar me komunitetin shqiptar atje.

 

Në takimin e zhvilluar në Tokio, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shtetit japonez, sipërmarrës dhe njerëz të kulturës dhe sportit.

 

 

Në facebook, kreu i qeverisë shkruan se të gjitha takimet e zhvilluara në Tokio do të shërbejnë për të forcuar më tej marrëdhënien mes dy vendeve.

 

Një ditë më parë, në konferencën e përbashkët mes dy kryeministrave, ai japonez tha se do të emërojë një ambasador të posaçëm, për të ndjekur dhe ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor, në rrugën anëtarësuese në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *