Subscribe

Kryeministri Edi Rama shpall këtë të diele qeverinë qe do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. Në një takim me ambasadorë e Shqipërisë në botë, shefi i qeverisë tha se kabineti i ri do të pësojë ndryshime të mëdha. Për herë të parë, ekzekutivi do të ketë edhe një ministër për Diasporën. Rama tha se ky dikaster do t’u vijë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut.

 

Ndryshim rrënjësor kërkoi kryeministri Rama në punën e ambasadorëve: Fokusi i tyre duhet të jetë diplomacia ekonomike. Rama u tregua shumë i ashpër me të gjithë diplomatët, duke mos i kursyer akuzat. Ai tha se ka akoma ambasadorë parazitë e delenxhinj. Kryeministri paralajmëroi ambasadorët se në shërbimin e jashtëm nuk do të ketë më vend për burokratë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *