Pas vizitë dyditore në Budapest, Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë në Bullgari.

 

Ai publikoi foto me presidentin bullgar, Rumen Radev, teksa shtoi se në takim u fol për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe nevojën për dialog, me qëllim zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.

 

“Sofje – Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)”, shkruan Rama në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *