Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar kryebashkiakun Erion Veliaj për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.

 

Kryeministri dhe Kreu i Bashkise se Tiranes së bashku ishin të pranishëm në prezantimin e projektit për ndërtimin e Kampusit të Ri Universitar, ku Rama pohoi se qeveria në bashkëpunim edhe me kryebashkiakun, në mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës do të përfundojnë tërësisht ndërtimin e këtij kampusi.

 

“Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *