Subscribe

 

7 vite më parë, gjatë protestës përpara kryeministrisë u vranë Ziver Veizi, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda.

 

Sot të afërmit e viktimave ripërsërisin thirrjen për drejtësi. Ana, vajza e Ziveri Veizit, tha se ende ka besim se drejtësia do të vendoset.

 

 “Besim se reforma në drejtësi të çlirojë drejtësinë dhe të rihapet dosja e 21 janarit.”

 

Për xhaxhain e Aleks Nikës, edhe pse një vendim i drejtë për vrasjet e 21 janarit nuk zëvendëson humbjet, do të lehtësonte humbjen.

 

Kryeministri Rama tha se 21 janari është kthyer në një moment përkujtimi në boshllëkun e drejtësisë së papërmbyllur.

 

“21 janari është kthyer në dëshmitar i pafuqisë çerekshekullore përballë murit qorr e shurdh të drejtësisë së tredhur nga krimi e korrupsioni.”

 

Reforma në drejtësi, që sipas kreut të qeverisë deri dje ishte një utopi, sot pritët të japë rezultate. Vettingu ka nisur dhe në shkurt, tha Rama, do nisë ndëshkimi i të korruptuarve që mbajtën peng drejtësinë.

 

 “Duhet të ishte bërë me kohë, por nuk u bë dhe kush nuk e bëri me kohë sot kërcënon të marrë peng Shqipërinë si të tërë, duke e ndaluar të ulet të negociatat vetëm se i trembet di djalli temjanit asaj që vjen pas vettingut. Në këtë luftë ka njerëz të pushtetshëm, të pasur e shumë të pasur të vendosin të bëjnë çmos për të ruajtur kokën e tyre duke e penguar zbatimin e këtij projekti kombëtar ardhmërie janë politikanë, gjykatës, prokuror , biznesmen, fuqi të huaja apo spiunë të tyre, që nuk janë të humbur… të bëjnë rrëmujë për Shqipërinë, sepse krimi mafia, kanë kapur qeverinë.”

 

Pas ceremonisë përkujtimore, kryeministri Rama dhe të afërmit e 4 viktimave, vendosën lule në vendet ku ata u vranë, shumë pranë kryeministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *