Ambicia e qeverisë socialiste është që vaksnimi kundër koronavirusit në Shqipëri të nisë në dy muajt e parë të vitit 2021. Kryeministri Edi Rama njoftoi në “Twitter” se ka zhvilluar një takim me bosin e Pfizer për të diskutuar për sigurimin e vaksinës. Edi Rama tha se prodhimi i vaksinave është ende i ulët, por negociatat janë intensive me disa kompani farmaceutike.

 

“Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse. Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca. Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t’ia dalim, pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!”

 

Disa ditë më parë Edi Rama u nis për një vizitë në SHBA, për të negociuar kokë më kokë për sigurimin e vaksinës për Shqipërinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *