Kryeministri Edi Rama vlerësoi se procesi i rindërtimit po ecën në rrugën e duhur dhe është brenda pritshmërive.

 

Teksa prezantoi planin e PS për rindërtimin, Rama deklaroi se çdo ndërtim i ri po kryhet sipas standardeve ndërkombvëtare.

 

“Vetëm afro 500 familje kanë vendosur të qëndrojnë deri në fund në çadër, në truallin pranë rrënojës aty në fshat, për arsyet e tyre që lidhen me tokën e me gjënë e gjallë, por që njësoj me të tjerët, marrin bonusin e qirasë. Kanë kaluar vetëm 15 muaj dhe a mund të më thoni ku është një komapni që e ndërton një pallat për 15 muaj. Kantieret e ndërtimit nuk janë të vonuar, por në një ritëm që na bën neve të ndihemi të qetë përpara atyre që presin, në një ritëm optimal. Jam shumë krenar që ne po ju kthejmë nxënësve, prindërve, mësuesve, qoftë në mes të qyteteve, qoftë në zona periferike, kopshte, çerdhe, shkolla që krahasohen me ato që ishin. Shkolla, kopshte dhe çerdhe që mund të gjenden kudo, në çdo vend të BE, ku është standardi më i lartë. Shtëpitë individuale po vazhdojnnë të ndërtohen, lagjet e reja kanë filluar njëra pas tjetrës. Por nuk janë lagje si getot që ndërtoheshin dikur, blloqe të vogla të strehimit social. Por janë lagje rezidenciale me standardet më të mira, nga ato që jemi mësuar të shohim në fotografitë e lagjeve rezidenciale për të pasurit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *