Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të raportit të kongresit amerikan, në të cilin përmenden shpenzimet që ka kryer kryeministri Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe zyrtarë të tjerë në SHBA për të takuar Charles McGonigal.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Rama ka mbetur peng i Gjiknurit, teksa ky i fundit sipas tij i kërkon kryeministrit ta shpëtojnë nga afera “McGonigal”.
Berisha shton më tej se Rama po shet Vangjush Dakon dhe Tom Doshin për të mbrojtur Gjiknurin. Për ish kryeministrin, Rama është i pashpresë.
“Rama peng i Gjiknurit.
Të shpëtova nga djegësat me shpëto nga McGonigal.
Ja si po shet Rama Gjiknurin, Gjushin dhe Doshin në aferën Mc Gonigal.
Të dashur miq, tmerri i Edi Ramës nga fjala ime vjen në fakt nga vetja e tij, procesi McGonigal, në të cilin Edi Rama rezulton se në Tiranë dhe Ëashington ka vepruar si grup i strukturuar kriminal sëbashku me McGonigal, me Duçkën dhe Nezën. Ky proces që zhvillohet në shkurt ka bërë që ai te shohë çdo natë ëndërr burgun e famshëm të Ishullit Rikers dhe të tmerrohet nga sulmet e mia si dikur njerëzit primitiv ndaj fenomeneve të natyrës. .
Aktualisht Rama po perpiqet të shesë, në mbrojtje të vetes, Gjiknurin për liçencën që i hoqi në kundërshtim me ligjin kompanisë mikste që e kishte dhe ia dha kompanisë ruse të Deripaskës. Rama gjithashtu me sa duket po shet Gjushin dhe Doshin duke pretenduar se nuk është ai por Gjiknuri që i ka prezantuar ata me McGonigal i cili thuhet se ju ka marrë secilit nga 5 milion euro rryshfet per t’i hequr nga lista e nongratave. Por a do pranojë Gjiknuri të cilit i thotë se unë të shpetova nga djegësat ti do më shptosh nga afera McGonigal përndryshe flakët e djegësave të të shkrumbojnë karrierën e pasuri mbetet për tu parë. Një gjë është e sigurtë Rama është i pashpresë!”, shkruan Berisha.