Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin Martin Camaj. I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Ai hodhi poshtë akuzat ndaj Camajt, i cili është etiketuar si ish-sigurims. Për Ramën, këto janë shpifje.

“Për mua është nder të marr pjesë në një tjetër varrim sot këtu, në varrimin e shpifjeve që Martin Camaj mori, jo më nga ata që i privuan atdheun, por nga ata që nuk e lanë as në botën tjetër të qetë. Njerëzit që janë askush kërkojnë të bëhen dikush duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dikushët që De Rada thoshte “engjëjt që e bëjnë gostinë më vete dhe prishja e këtij rendi dhe përpjekja e shfrenuar e një luzme pseudosh që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre me dhunë dhe për të zëvendësuar engjëjt me djajtë, është e frikshme, por meriton të luftohet pa u dorëzuar. Debati për Martin Camajt, do ishte i destinuar që të bëhej si pseudo debati i detit. Është njësoj si ata që unë them nuk ka negociata, ata thonë bëj transparence.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *