Kryeministri Edi Rama e konsideroi absurd vendimin e opozitës së bashkuar për të bojoktuar mbledhjen e Këshillit Politik.

Në fjalën e tij për mediat, kreu i qeverisë tha se është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces, me qëllim për të sqaruar çështjet e paqarta, ndërsa theksoi se Këshilli Politik e ka kryer misionin e tij me marrëveshjen e 5 qershorit.

“Erdhëm sot për të shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të diskutuar për çdo gjë të paqartë që kërkon keqkuptime lidhur me ndryshimet kushtetuese. Është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces. Ky KP e ka kryer misionin e tij me marrëveshjen e 5 qershorit dhe nga ana tjetër, mbas 30 korrikut jeta politike vazhdon. Do të na duhet ta reflektojmë ligjin zgjedhor dhe më duket absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me këtë. Dua ta përsëris që s’jemi në kushtet e një vendi pa një parlament. Paralamenti nuk është inekzistent. Kjo tryezë është shprehje e vullnetit të mirë. PD dhe aleatët u arratisën në drejtim të paditur janë pjesë e një realiteti politik. Mohimi do të ishte i padrejtë. Jo vetëm me personazhet por me qytetarët. Jam i keqardhur sepse është kohë shumë e shkurtër. Nuk jemi në kushtet e ndonjë shtrëngese ose halli.”

Ndër të tjera, Rama tha se 5 qershori do të votohet nesër dhe se kryedemokrati Lulzim Basha po përsërit të njëjtin gabim: “të mos qenit në vendin e duhur, në kohën e duhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *