Paketa “Anti-KÇK” do të pasohet nga një njësi tjetër speciale. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në “Facebook”, pas një takimi me administratorin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Mark Green. Rama deklaroi se Njësia e re Speciale do të luftojë korrupsionin dhe evazionin.

 

“Me Mark Green, administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një takim me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit; Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën antiKÇK; programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës.”

 

Të dielën Edi Rama prezantoi Operacionin “Forca e Ligjit” si pjesë të paketës “Anti-KÇK”. OFL sekuestroi të martën pasuritë e disa anëtarëve të një bande në Shkodër që dyshohet të kenë lidhje me rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës. Po ashtu, është kërkuar nga Lulzim Berisha që të deklarojë pasurinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *