Edhe një herë tjetër kryeministri Edi Rama deklaroi se përmes nismës “Ballkani i Hapur” nuk synohet gjë tjetër veçse lëvizja e lirë e qytetarëve në vendet e rajonit.

 

Ndonëse Kosova vazhdon të kundërshtojë në mënyrë kategorike pjesëmarrjen në këtë nismë për shkak të Serbisë, Rama përsëriti sot njerëzit do të jenë të lirë si në BE.

 

Deklaratat ai i bëri teksa mori pjesë në hapjen e një pike të përbashkët kufitare me Malin e Zi në Grabom të Malësisë së Madhe, në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur.

 

 

“Qëllimi ynë që njerëzit tanë të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE. Kjo është ajo që ndodh brenda Bashkimit Europian. Ku ka 2 pika bashkimit mes 2 vendeve nuk ka barriera, nuk ka pika kontrolli dokumentesh.  Edhe në këtë synojmë këtu. Që të realizojmë 4 liritë e BE-së, lëvizje e lirë e mallrave, njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve.  Ky është dhe qëllimi i nismës që ne kemi ndërmarrë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, që synon pikërisht që njerëzit të ndjehen të lirë, të lëvizin të lirë”, tha Edi Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *