Kryeministri Edi Rama është nisur mëngjesin e kësaj të enjte drejt Hagës, ku do takohet me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po mbahet prej kohësh në qeli për shkak të gjykimit për krerët e UÇK nga Dhomat Speciale.
Gjatë një video të postuar në rrjetin social Facebook, Rama uron që vitin e e ardhshëm Gjykata e Hagës të japë vendimin e pafajësisë për Hashim Thaçin dhe për tre ish krerët e UÇK.
“Urojmë që fillim të vitit 2026 të jepet vendimi i pafajësisë së Hashim Thaçit dhe tre bashkëluftarëve të tjerë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se vetëm një vendim pafajësie do ishte shlyerja e kësaj fatkeqësie.
“Shkeljet e standardeve dhe të të drejtave të njeriut dhe të gjitha normave të të gjitha sistemeve ligjore janë e vetmja normë që kanë shkaktuar këtë farsë. Ku ende pa u dënuar, një president i zgjedhur nga populli dhe qytetarë që i kanë shërbyer Kosovës, mbahen mbyllur. Tani që ka mbaruar parada e dëshmitarëve qesharake, si dhe kanë mbaruar edhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve mbrojtës, kanë mbaruar hetimet. Uroj që viti i ardhshëm të jetë perdja e mbylljes së këtij tetari absurd të kësaj gjykate dhe të jepet pafajësia për Hashim Thaçin. Njerëz që të vetmin faj kanë që u rebeluan ndaj regjimit dhe morën armë për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e tyre njerëzor. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk e tund dot askush, e jo më një çekiç absurd që ka lënë kokrrën e namit”, tha Rama./vizionplus.tv





