Kryeministri Edi Rama ishte këtë të martë në në tjetër familje, shtëpia e të cilës u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Kreu i qeverisë ishte të familja shkalla në Farkë, që pas prishjes se banesës së tyre, ata aktualisht jetojnë në një kontenier.

 

Rama u takua me familjaret duke u premtuar atyre se shume shpejt qeveria do te nise ndertimin e shtepive te reja dhe brenda vitit 2020 te gjithe ata qe humben shtepite nga lekundja sizmike e 26 nentorit do te futen ne shtepite e reja.

 

“Do kenë shumë më tepër kushte të mira dhe do jenë më afër me njëri-tjetrin, por jo thjesht për njeri-tjetrin, por më afër me shërbimet, më afër me çerdhen, me kopshtin, shkollën, qendrën shëndetësore. Ndërkohë që toka i mbetet atij që e ka, është tokë bujqësore, fermë e vogël, me bagëti etj. Të shkojë i zoti i punës ta punojë dhe të kthehet në shtëpi, jo të shkojë e gjithë shtëpia”.

 

Per dy femijet e familjes Shkalla kryeministri kishte menduar edhe nje dhurate per vitin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *