Për kryeministrin Edi Rama, presidenti Ilir Meta ka një rol të rëndësishëm në opozitë. Ai e quajti atë kryedeputet dhe e akuzoi se kërkon të pengojë reformën në drejtësi.

 

Rama përballi një fotografi të Etilda Gjonajt dhe një të presidentit Meta, gjatë një takimi online me kandidatët e PS. Sipas kryeministrit, shqiptarët kanë dy zgjedhje në 25 prill, mes Gjonajt dhe Metës.

 

“Meta është kryedeputeti i asaj skuadre, etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme për të ndalur drejtësinë e re dhe sot në kushtet ku flasim, ky është akuzuesi, kjo është e akuzuara e këtij. Parafytyroni tani sikur në 25 prill të mos zgjidhet kjo, por të zgjidhet ky.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *