Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë duke falenderuar mjekët dhe infermierët teksa ndodhen në vijën e parë të përballjes COVID-19.

 

Kreu i qeverisë e ka shoqëruar mesazhin e tij falenderues me anë të një videoje, në të cilët shfaqen disa fëmijë duke kënduar këngën e mjekut.

 

“MIRËMËNGJES, dhe njëmijë herë faleminderit atyre që po e zmbrapsin armikun në vijën e zjarrit?”, shkruan Rama.

 

Deri më tani, numri i viktimave nga virusi ka shkuar në  23, ndërsa shënohen 416 të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *