Vetëm pak orë pasi në Shqipëri u konfirmuan 2 rastet me koronavirus, kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë në një takim përfaqësuesit e komuniteteve fetare.

 

Në takimin e zhvilluar, i cili është përcjellë edhe në faqen e “Facebook”-ut të kryeministrit, ata kanë folur rreth masave të nevojshme që duhet të ndërmerren për të parandaluar përhapjen e virusit, veçanërisht në ceremonitë fetare.

 

Gjatë bisedës, kreu i qeverisë tha se koronavirusi është thjesht një virus i panjohur dhe jo murtajë, ndërsa kërkoi që të sensibilizohen besimtarët, në mënyrë që të ruajnë veten dhe të tjerët.

 

“Nuk jemi në një situatë ku të bëhet fjalë për mbyllje të kishave dhe xhamive, kërkohet që ju të sensibilizoni besimtarët më të moshuar dhe ata me sëmundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa më vurnerabël dhe kjo sëmundje tregohet më agresive pikërisht me ta. Inkurajoni personat e tillë të qëndrojën në shtëpi”, tha Rama.

 

Ndër të tjera, ai iu bëri thirrje krerëve të komuniteteve fetare që të inkurajojnë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *