Masat ektreme të ndërmara nga qeveria duket se kanë dhënë rezultat, ndaj dhe kryeministri Rama pas rreth nje muaji nga shfaqja e pandemise ka deklaruar se do te nisë zbutja graduale e tyre.

 

Nuk dua t’ju entuziazmoj para kohe por po detajojmë një plan për lehtësimin e masave që do vendoset në zbatim menjëherë sapo kurba të fillojë uljen. Nuk e di dhe nuk na e thotë askush në botë se kur do të ndodhë kjo. Deri në mes të prillit do të kuptojmë se sa thellë është shtrirë armiku mes nesh. Po studiojmë disa lehtësime të lëvizjes duke filluar me pikatore nga java e ardhshme po qe se numrat do na e lejojnë ta marrim në konsideratë pikatoren. Prisnim një kërcim të numrave javën që lamë pas. Kjo nuk do të thotë asgjë. Vigjilencë dhe rezistencë. Pa u lodhur dhe pa u mërzitur. Fati i kësaj lufte nuk varret vetëm nga armiku por nga rezistenca jone.

 

Sipas shefit te qeverisë, nga ky muaj pesnionistëve do tu indeksohet pensioni.

 

Ndersa 60 mijë të punësuar do të përfitojën pagën e luftës. Rama u bëri thirrje punonjësve në të zezë që të denoncojnë punëdhënësin në mënyrë që të përfitojnë ndihëm nga shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *