Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ditën e sotme ndodhet në Shqipëri. Nga aeroporti “Nënë Tereza” ajo u nis për të inspektuar qendrat e emigrantëve që po ndërtohen nga qeveria italiane në territorin shqiptar.
Më pas së bashku me kryeministrin Ram zhvilluan një konferencë për shtyp. Kreu i qeverisë ironizoi reportazhin e “Rai 3” në nisje të fjalës së tij dhe deklaroi se mbi vendin tonë u hodh baltë e pamerituar.
Edi Rama: Gëzohem t’iu shoh shëndoshë e mirë në këtë zonë italiane që sipas një gazete italiane e cila merret me të nesërmen, thelbi i kriminalitetit shqiptar është vendi ku veprojnë klane që merren me trafikun e qënieve njerëzore.
Duke cituar kreun e SPAK Rama hodhi poshtë akuzat për Shqipërinë cituar nga emisioni Rai3 si narkoshtet.
Edi Rama: Duke cituar kreun e SPAK nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjajnë organizatave mafioze të llojit Cosa Nostra, Camorra. Sepse grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre.
Më tej kreu i qeverisë tha se Shqipëria është krenare që në një momet si ky, kur migracioni është shndërruar në një poblem në Evropë, mundet të ndihmojë Italinë mike.
Edi Rama: Nuk mund të mos e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur trishtim për gjysmë të vërtetat që janë thënë në mediet italiane për Shqipërinë. Me qëllimin e saktë për të hedhur baltë mbi këtë vend dhe për të sulmuar këtë marrëveshje. Duhet të kenë turp ata që të drejtën demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt. Dhe kjo në kurriz të shqiptarëve, Shqipërisë dhe vetë publikut italian. Ne jemi shumë krenarë që mund të japim ndihmën tonë jo si evropianë të bashkuar brenda BE, por si evropianë me BE. Në fund të fundit askush nuk vendos nëse ne jemi evropianë apo jo. Sigurisht mund të diskutojmë për çdo gjë dhe mund të kemi dyhime, qoftë edhe mbi mirësinë që kjo marrëveshje ka. Nëse do të jetë një vlerë apo gabim nuk e di. Nëse do të jetë një gabim, do të jetë një gabim i bërë me zemër. Në vend që të flasim ne u përpoqëm të bëjmë pa pasur pretendimin që ta zgjidhim këtë problem kaq të madh të migracionit në Evropë pa ndenjur në vend thjesht duket biseduar për këtë. Italia ka qenë avokati ynë më i rëndësishëm në Bruksel. Të kesh sot nderin të jemi të dobishëm është diçka që ne e shohim si bekim./vizionplus.tv





