Subscribe

Pas përfundimit të takimit me Albin Kurti, kryeministri Edi Rama u zhvendos në Durrës për të inspektuar rindërtimin e banesave që u dëmtuan pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Në një video të shpërndarë në “Facebook”, kreu i qeversisë njoftoi se deri në muajin mars do të jenë gati 1679 apartamente.

 

“Durrës, Plazh – Duke ndjekur ecurinë e rindërtimit të fazës 1 që mundëson rikthimin e të prekurve nga tërmeti në 1679 apartamente deri në 26 mars, në godinat e pabanueshme por me nivel dëmi të ulët. Vazhdojnë miratimet e lejeve për këtë kategori godinash, bazuar në projekte të përputhura rigorozisht me standardet ligjore të ndërtimit.”

 

Në krah të kryeministrit ishte edhe kryebashkiaku i komanduar në Durrës, Zhyljen Varfi, i cili vuri theksin tëk mungesa e fuqisë punëtore. Ndër të tjera, ai pohoi se 2700 familje kanë marrë bonusin e qirasë deri tani.

 

“1600 që presin që të aplikojnë dhe të presim merimentimin. Fuqia e punëtorëve është problem, se janë të zënë nga subjektet që janë në punë e sipër. 2700 familje kanë marrë bonusin e qirasë deri më tani”, u shpreh Varfaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *