Kukull e quajti kryeministri Edi Rama liderin e PD, Lulzim Basha.

 

Gjatë një takimi që pati me kandidatët e PS në Lezhë, Rama deklaroi se Basha po përdoret nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

 

“Basha s’është rrezik për demokracinë. Nuk është problemi i këtij vendi. Është kukull në duart e Saliut dhe Metës, që e kanë rrethuar me një tabor krushqish, të uritur. Një kukull që nuk argëton askënd. Përkundrazi nuk i duhet askujt. Besoj se është koha për të bërë një zgjedhje për familjen, qytetin, për fshatin, për vendin e punës, në sensin që secilin, për të rritur pagat, pagën minimale. Për të ulur tatimin mbi fitimin, si forcë e kualifikuar në ndërmarrjet e këtij vendi. Për të fuqizuar mjekët dhe infermierët, mësuesit e policët. Për të shkuar përtej ndasisë politike pasi nuk kemi alternativë qeverisëse, përveç PS. Nuk mundet dot ta hedhim poshtë këtë punë të mundimshme, duke i lënë shteg mbijetese në pushtet Ilir Metës. Kjo është më e thjeshta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *