E premte, 30 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama inspekton “Rilindjen” në Durrës/ 996 apartamente gati për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti

Në lagjen “Rilindja”, në Durrës, kryeministri Edi Rama ishte për të inspektuar punimet për rindërtimin.

 

Reklamë

996 apartamente, me financim të Emirateve të Bashkuara, janë drejt përfundimit. Aty do të strehohen familjet, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti i katër viteve më parë.

 

Reklamë

Përveç pallateve të ndërtuara në atë që njihet si ish-zona e Kënetës në Spitallë po punohet edhe për gjithë infrastrukturën mbështetëse.

 

Përveç njësive të banimit, nga Bashkia e Durrësit po planifikohet edhe ndërtimi i kopshteve, shkollave dhe qendrave shëndetësore.

 

Pas pesë vitesh tha Rama kur edhe familjeve t’iu jenë dorëzuar çelësat e apartamenteve, “Rilindja” do të shndërrohet në një nga lagjet model për nga funksionimi në qytetin e Durrësit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë