Subscribe

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka inspektuar zonën pranë grykëderdhjes së lumit Vjosa, që pas daljes nga shtrati shkaktoi dëme të konsiderueshme në disa banesa.

 

Rama u shpreh se falë investimeve të bëra me kanalizimet dhe punës që u bë në 72 orët e fundit, situata ka kaluar më së miri krahasuar me vitet e kaluara.

 

“Me këtë prurje para disa vitesh uji vinte në qendrën e Fierit. Darzeza që ishte historikisht nën ujë, sot s’është prekur fare. Duhet të marrim masa çfarë duhet përmirësuar akoma që gjërat të vihen në vijë. Rezultati i mirë, por duhet të merremi me urën. Duhet bërë një projekt për të kuptuar çfarë ndërhyrjesh duhen bërë. Me gjithë këtë volum reshjesh është për tu përgëzuar puna e të gjithëve. Për ata në Ferras duhet të gjejmë një mënyrë, banesa sociale. Se s’ka argjinaturë e digë që të mbron”, tha  Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *