Subscribe

Kreu i qeverisë, Edi Rama e “shkeli rregullin” që nuk flet për punët e brendshme në prezencë të miqve, kur u pyet për presidentin Ilir Meta. Edhe pse ishte krah kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti, Rama i ktheu një përgjigje kreut të shtetit për çështjet e humbura nga Shqipëria në Gjykatën e Arbitrazhit.

 

“Ka disa kohë që është ngulur ideja që ne kemi humbur Arbitrazhe. Proceset mbarojnë kur mbarojnë dhe jo kur janë në mes. Dhe deri tani që flasim, nuk kemi asnjë process të përdunduar në Arbitrazh, ku ne të kemi humbur. Nuk kemi, thjesht nuk kemi! Kemi skuadra të përbashkëta të Avokaturës së Shtetit dhe të avokatëve të huaj për të zmbrapsiur këto vendime që janë të natyrës paraprake. Sepse mirë ata që e kanë detyrë ndaj një populli të tërë të mos ja kërcasin kokoshkës, por të paktën ju (gazetarët) duhet të bëni kërkime të informoni publikun që të mos mbyten çdo ditë në llumin e gjysmë-të vërtetave. Kemi fituar arbitrazhe, por nuk kemi humbur deri tani që flasim. Vazhdojmë përpjekjet në rrugë legale për t’i zmbrapsur.”

 

Më herët, kur u pyet nga gazetarët nëse do të pranonte ftesën e liderit demokrat, Lulzim Basha për debat, Edi Rama tha se nuk flet për çështjet e brendshme të Shqipërisë në sy të miqve, duke ju referuar këtu Hotit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *