Kryeministri Edi Rama mblodhi paraditen e kësaj të mërkure drejtuesit politikë në qarqe, me të cilët zhvilloi një takim në selinë e PS-së.

Në përfundim të mbledhjes, sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha se është diskutuar për çështje të karakterit organizativ dhe se i dorëzoi kreut të qeverisë një përmbledhje të vlerësimeve të qytetarëve. Po ashtu, ai bëri me dijet se takimet e përjavshme do të fillojnë deri më 25 prill.

“Diskutuam për krijimin e një kanali virtual me anëtarësinë e partisë. Kanali virtual do i dedikohet performancës së çdo ministri dhe deputeti. Ndryshimet kushtetuese kanë bërë të mundur që të gjithë ata që do votojnë, se nuk besoj të kemi më thirrje për të mos marrë pjesë në zgjedhje, populli të votojë dhe të zgjedhë drejtimin e duhur. Ky do jetë dhe objektivi jonë. Që në kongresin e shkurtit dhe marsit kemi bërë ndryshime statutore të rëndësishme që njëhsojnë qasjen për ligjin e dekriminalizimit”, tha Balla.

I pyetur për largimin e Sandër Lleshajt nga drejtimi politik në qarkun e Lezhës, Balla se PS ka bërë ndryshime të vazhdueshme në drejtimin politik të qarqeve. Ndërs shtoi se Lleshaj ka bërë një punë të mirë si ministër.

“Së pari duhet të them që PS e Shqipërisë ka në mënyrë të vazhdueshme ka përzgjedhur dhe ka bërë ndryshime në drejtimin politik të qarqeve. Nuk dua të le asnjë ekuivok në përgjigje ndaj pyetjes tuaj, pasi gjithë ky ujë që zien kazani nuk ka të bëjë me perforacion e Lleshaj si drejtues politik. Ai është një ministër shumë i mirë dhe ka performuar ne menyrë te shkelqyer në krye të ministrisë së Brendshme. Në Lezhë PS do të marrë 4 mandate”, tha Balla.

Sa i përket largimit të ministres Shahini, ai u mjaftua duke theksuar: “Dua të them se PS ka bërë reformën më të thellë në arsimim, mësuesit janë më të qetë se kurrë. Çdo mësues që rekrutohet bëhet sipas meritës. Shqipëria që duam është Shqipëria që nuk ka lidhje me emërime partie.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *