Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Iranit në Izrael. Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Rama thotë se qëndron në solidaritet me popullin e Izraelit.

Ndërsa sulmin e quan kërcënim për të destabilizuar rajonin e Lindjes së Mesme.

Edi Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *