Kryeministri Edi Rama tregoi edhe një herë pse i duhet një mandat i tretë qeverisës.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama deklaroi se gjatë këtij mandate do të vijojë ndërtimi i Shqipërisë së re, më të mirë.

 

Sipas tij, dallimi mes asaj çfarë ka qenë Shqipëria dje dhe çfarë është duke u ndërtuar sot, është i qartë, bën me dije “Vizion Plus”.

 

“Dy pamjet e psesë së Mandatit të Tretë😊

Kjo ishte dje shtëpia që iu shemb familjes së Gonit, poçarit të famshëm të Farkës, në të cilën ai jetonte së bashku me të vëllanë e me familjet e tyre dhe kjo është dera shtëpisë së sapohapur sot për familjen e tij, ndërkohë që familja e të vëllait ka përfituar një tjetër shtëpi të re si kjo😍  Si ajo e djeshmja ishte shteti ynë para 7 vjetësh e kusur dhe që nesër të jetë si kjo e sotmja, duhet të mos e ndëpresim ndërtimin e saj tani që kemi ngritur karabinanë e një arkitekture të re, mbi themele të reja në çdo sektor, nga drejtësia tek shëndetësia, nga arsimi tek bujqësia, nga turizmi tek shërbimet për qytetarin, e me radhë… Njësoj ashtu si një karabina pa mure nuk është ende vetë shtëpia, edhe Shqipëria që kemi nuk është sot ajo që duam! Por ama njësoj si tek karabinaja e një shtëpie të re në ndërtim, mund të shihet fare qartë në çdo sektor, dallimi mes Shqipërisë që kishim dje me Shqipërinë që kemi në ndërtim e sipër sot dhe prandaj duhet Mandati i Tretë🇦🇱”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *