Subscribe

Shqipëria meriton vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim. Deklaratën kryeministri shqiptar Rama e ka bërë gjatë Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër. Në prezencë të krerëve të qeverive të rajonit, Rama tha se vendet anëtare nuk kanë përse t’i druhen këtij procesi.

 

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë është e rëndësishme që të hapen negociatat. Nuk kuptoj qëndrimin e disa kryeqyteteve, sepse ne nuk po hymë në BE sot, por po çelim negociatat. Flitet për situatë që nuk kanë të bëjnë me paratë. Besoj se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë më shumë se detyrat e shtëpisë. Shqipëria ka bërë shumë në reformimin e sistemit gjyqësor dhe Maqedonia ka bërë një ndryshim shumë kurajoz. Kur flasim për vendin tonë për krimin e organizuar, dua të shoh të njëjtën energji tek disa vendeve të BE. Siç tregon shembulli i Serbisë dhe Mali Zi, kur hapen negociatat nuk është fundi i çështjes sonë, por fundi i historisë që të tregojmë kujt i përkasin. Apeli im për vendet anëtare është se nëse nuk keni para më shumë për ne është shumë në rregull, por tregohuni më shumë inkurajues, sepse do kemi një Evropë më të sigurt.”

 

Takimi u përqendrua tek klima e biznesit që ofrojnë vendet për investitorët e huaj. Shqipëria tha Rama, është përqendruar tek zhvillimi i sektorit të turizmit.

 

“Duke folur për turizmin, dua të them se kemi një legjislacion të ri që është më avantazhos për investimet në turizëm, ku do heqim taksa për ata që investojnë në hotele me 5yje.  Të vish në Ballkan asnjëherë nuk është e mërzitshme. Në fund përfitimi është i rëndësishëm, por ta gëzosh jetën është më e rëndësishme.”

 

Shefi i ekzekutivit shqiptar nënvizoi se vendet e rajonit kanë bërë progres të madh në termat e intensitetit të punës e bashkëpunimit. Rama theksoi domosdoshmërinë e tregut të përbashkët, çka sipas tij do te ndryshojë situatën në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *