Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të diel një takim me naftëtarët në Fier.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se deri më tani nuk është bërë asnjë strategji për përpunimin e naftës, pavarësisht se ka punëtorë të specializuar.

“Ajo çfarë ka ndodhur me rafinerinë e Ballshit është abuzimi që ka ndodhur me punëtorët atje. Sepse ne flasim edhe për pusët edhe për prodhimin. Dhe në aspektin menaxherial, unë nuk mund të bëhem dot eksperte sepse ju jeni tamam ekspert në këtë punë dhe jeni marrë por përpunimi dhe prodhimi janë dy gjëra të cilat dihet të shkojnë bashkarisht. Janë mijëra punëtorë që kanë punuar me vite të tëra dhe janë specializuar dhe ashtu sikurse vjen dhe rasti i puseve të naftës që ka inxhinierë nafte që punojnë në puset e naftës, në shpimin e tyre, nxjerrjen e naftës dhe ka me qindra inxhinierë nafte që punojnë në Arabinë Saudite apo vende të tjera dhe janë teknik ku mund të punojnë inxhinierë këtu dhe ne importojmë inxhinierë nga vende të tjera që i paguajmë me paga stratosferike.”

Një nga naftëtarët u shpreh se Shqipëria nuk e rafinon dot naftën, pasi rafineria e Ballshit është shumë e vjetër.

“Nuk ka strategji sepse nuk ka naftë, aktualisht Shqipëria, nuk e rafinon dot naftën dhe po të dojë. Sepse nuk ka rafineri dhe rafineria e Ballshit është shumë e vjetër. Është në pozicion të keq. Rama thoshte se rafinerinë e Ballshit do ta kthejmë në punë sepse e ka në dorë mafia. Nëse rafineria e Ballsjit nuk vihet në punë edhe me pushtet mbrapa edhe duke vjedhur, atëherë kjo tregon që rafineria e Ballshit ka vdekur”, tha naftëtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *