Subscribe

Rruga Qukës–Qafë Plloçë është një nga akset më problematike për sa i përket zvarritjes së punimeve.

 

Punimet nisen rreth një dekadë më parë, ndërsa sot ndërsa udhëtarët nuk kanë ende akses të plotë në të.

 

Ata që e vuajnë më shumë zvarritjen e punimeve janë banorët e fshatit Karkavec, shtëpitë e të cilëve shtrohen në dy anët e rrugës. Aksi është i amortizuar dhe retë e pluhurit mbulojnë gjithë zonën.

 

Rruga e re shkurton ndjeshëm udhëtimin nga Tirana drejt Korçës e po ashtu i shërben shumë fermerëve të zonës. për tregtimin e prodhimeve bujqësore. Por pengesat deri më sot u kanë sjellë vetëm dëme.

 

Probleme me infrastrukturën ka edhe në aksin Kukës – Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit, ku mungojnë mbikalimet e duhura.

 

Ndërtimi i tre të tillëve nuk ka sjellë një zgjidhje e plotë, pasi ato shërbejnë vetëm për banorët dhe jo për bagëtitë.

 

Ndërkohë, punimet për dublimin e urave në aksin Kukës-Morinë janë drejt përfundimit. Në fund të procesit, e gjithë autostrada është parashikuar të rrethohet në dy anët e saj me mbrojtëse metalike e rrjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *