Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka shpallur ne Asamblenë Kombëtare emrat e kabinetit me te cilin do te drejtoje Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme. Ne mandatin e dyte,  Edi Rama ka vendosur te qeverise pothuaj me te njëjtët ministra me te cilët punoi gjate mandatit te pare; te vetmit emra te rinj janë; zëvendëskryeministrja Senida Mesi, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni, dy ministrat e shtetit ku bie ne sy nje prej figurave me te rëndësishme te partisë Pandeli Majko ne postin e Ministrit te Diasporës.

 

Rama ka preferuar te rikonfirmoje boshtin kryesor te qeverise; Arben Ahmetaj ne krye te Ministrisë se Financave qe tashme bashkohet me Ekonominë dhe Punen, Damian Gjiknurin ne postin e Ministrit te Energjisë, te cilit i bashkëngjitet edhe Infrastruktura, Fatmir Xhafen tek Ministria e Brendshme, Ditmir Bushatin tek diplomacia, Lindita Nikollen tek Arsimi.

 

Qeveria “Rama 2” ashtu siç ishte paralajmëruar është me e vogël me 11 ministri e 2 ministra shtetit, krahasuar me 19 anëtaret qe kishte kabineti ne mandatin e pare. Kryeministri Edi Rama ka vendosur te shkrije Ministrinë e Integrimit, Ministrinë e Zhvillimit Urban,  dhe 3 ministritë e Shtetit; per Marrëdhëniet me Parlamentin, per Inovacionin dhe per Pushtetin Vendor.

 

Ndërsa nder figurat e spikatura te mandatit te pare mungojnë Saimir Tahiri, Ilir Beqja dhe Mimi Kodheli. Ne diten qe shpalli qeverinë e re, kryeministri nuk harroi te paralajmëronte ministrat e tij. Edhe drejtimi i PS ne parlament do te ndryshoje ne kete mandat, Gramoz Ruçi do te drejtoje kuvendin dhe Taulant Balla do te zeje vendin e tij si kryetar i grupit parlamentar.

 

QEVERIA “RAMA 2”

1-     Zv/Kryeministre – Senida Mesi

2-     Ministër Shteti për Diasporën – Pandeli Majko

3-     Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrësve – Sonila Qato

4-     Ministër i Jashtëm – Ditmir Bushati

5-     Ministër i Brendshëm – Fatmir Xhafaj

6-     Ministre e Mbrojtjes – Olta Xhaçka

7-     Ministre e  Drejtësisë – Etilda Gjoni

8-     Ministre e Kulturës – Mirela Kumbaro

9-     Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës – Arben Ahmetaj

10-   Ministre e Arsimit – Lindita Nikolla

11-   Ministre e Shëndetësisë – Ogerta Manastirliu

12-   Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Damian Gjiknuri

13-   Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Niko Peleshi

14-   Ministër i Turizmit dhe Mjedisi – Blendi Klosi

_________

Gramoz Ruçi – Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Taulant Balla – Kryetar i Grupit Parlamentar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *